“Irma” shkretoi Barbudan (Foto)

Shkatërrimi i shkaktuar nga uragani “Irma” ka lënë një prej ishujve më të frekuentuar nga turistët të pabanueshëm, për herë të parë pas 300 vitesh.

Bota

15/09/2017 20:57

Të 1800 banorët rezidentë në Barbuda janë evakuuar dhe më tepër se 95% e objekteve janë dëmtuar nga uragani që e goditi javën e kaluar.

Uragani i nivelit 5 goditi ishujt në Karaibe me erëra deri në 300 km në orë, duke lënë pas gjurmë të shkatërrimit. /Lajmi.net/