Irma Libohova në homazhe për Adelën: Vdekja nuk paska radhë

Në Pallatin e Kulturës në Kavajë janë mbajtur homazhe për nderë të gazetares së ndjerë, Adela Xhamani.

ShowBiz

30/10/2017 15:10

Adela ndërroi jetë mëngjesin e së dielës në banesën e saj pas një arresti kardiak të cilit nuk munti t’i mbijetojë.

Përveç familjarëve dhe miqve të afërt të Adelës, i pranishëm në homazhe ishte edhe ish i dashuri i saj, Bjordi Mezini me të cilin ishte lidhur në ‘Big Brother’.

Për të bërë homazhe për Adelën në Kavajë ishte edhe këngëtarja Irma Libohova e cila për FaxNews e përlotur ka thënë:

“Shpresoj që të përmbaj lotët deri në fund të kësaj fjale. Dje ishte e dielë dhe ishte dita kur nusërohej. Adelën e kam njohur përmes miqve të përbashkët, dhe jemi bërë bashkë edhe në evente.

Kam krijuar bindjen se ishte një vajzë me këmbë në tokë, po vdekja nuk paska rradhë. Shpresoj që ajo të prehet në paqe, dhe nëna e saj të përballojë këtë ngjarje të kobshme”. /Lajmi.net/