Irma e hekurt: Kthehet në skenë, këndon këngën e preferuar të bashkëshortit të ndjerë (Video)

Janë bërë vetëm pesë ditë prej kur e humbi bashkëshortin dhe Irma Libohova është treguar më e fortë se kurrë duke mos munguar në skenë.

ShowBiz

23/03/2017 10:32

Paraqitja e saj e parë pas vdekjes së Besnik Kasës ishte për t’u rrënqethur, pasi ajo zgjodhi ta këndojë këngën ‘Një jetë me ty’ e cila ishte e preferuara e të ndjerit, shkruan lajmi.net

Irma tha se ka dashur të qëndroi larg vëmendjes së publikut e mediave pasi edhe bashkëshorti i saj i kishte thënë që gëzimin ta ndajë me të tjerët e dhimbjen ta mbajë për vete.

“Të dashur miq, përpara pesë ditësh kam humbur bashkëshortin. Kjo është dalja e parë publike pasi ka ndodhur kjo. Jeta kështu është, jeta do të vazhdojë. Kam dashur të qëndroj larg vëmendjes së medias. Sepse ashtu më thoshte dhe ai, gëzimin ndaje me të tjerët, hidhërimin mbaje për vete. Sot do të këndoj një këngë që ai eka dashur shumë. Këngën “Një jetë me ty””, ishin fjalët e Irmës së hekurt./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BR8RjLsA5UG/?taken-by=ilibohova

YouTube player