“Irlanda e Veriut mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian në të ardhmen”

Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të BE-së kanë konfirmuar në një samit në Bruksel, se Irlanda veriore do të jetë në gjendje të bashkohet me BE-në në të ardhmen.

Bota

30/04/2017 08:35

Çështjet kryesore në negociatat mbi Brexitin kanë qenë edhe raportet Britani e Madhe-Irlandë, dhe vështirësitë e mëdha që priten në vendosjen e kufirit ndërmjet Irlandës dhe Irlandës veriore pas largimit të Britanisë nga BE-ja, transmeton lajmi.net

Ministrja irlandeze, Dara Murphy tha për AP se çështja e Irlandës së Veriut do të vendoset në rendin e ditës në samitin e Brukselit, ku do të merr pjesë edhe Theresa May.

Liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së sot kanë miratuar udhëzimet për largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian. /Lajmi.net/