Irlanda bëhet vendi i parë në botë që legalizon martesat homoseksuale

Irlanda u bë vendi i parë në botë, duke legalizuar sot martesat e seksit të njejtë përmes një referendumi kombëtarë. Një votim ky që ka ndodhur te një komb katolik, tradicionalisht konservator, i cili ka ndryshuar shumë kohëve të fundit.

Bota

23/05/2015 21:13

Vetëm 22 vjet pas dekriminalizimit të homoseksualitetit, 62.1% e votuesve votuan pro lejimi të martesave të seksit të njëjtë, sipas rezultateve zyrtare të komisionit zgjedhor të referendumit në Irlandë.

2

Pjesëmarrja e përgjithshme në votimet e së premtes u tha se ishte 60.5%, nga 3.2 milion qytetarë me të drejtë vote.

2 3

“Ne jemi vendi i parë në botë që do të mbrojmë barazinë në martesa e cila do të garantohet me kushtetutën tonë”, tha Leo Varadkar, ministër i shëndetësisë Irlandës, raporton transmetuesi shtetëror atje RTE. “Kjo na bën një fener, një dritë për pjesën tjetër të botës së lirë. Kjo është një ditë që të bënë të ndihesh krenar që je irlandez”, tha ai, transmeton lajmi.net.