Irina Shayk i bën xhinset të duken seksi

Edhe xhinset e dyfishta mund të duken seksi në trupin e Irina Shayk, teksa pozon me një palë xhinse të inspiruara nga veshjet e brendshme.

Lifestyle

27/09/2013 11:55

Supermodelja mahnitëse ruse, në kampanjën e saj të fundit të modelimit shton edhe një kthesë seksi të korseteve me material të xhinseve, duke i kombinuar me një palë pantallona të mbledhura deri tek gjunjët.

Irina, 27 vjeçe, gjithashtu i tregoi edhe linjat e saj, në një seri për veshje të brendshme dhe për veshje të përditshme, kur u paraqit për kompaninë kanadeze Simons.

Shtatlarta zeshkane, e dashura e Cristiano Ronaldos, futbollistit të Real Madridit, shndrit me një dantellë blu.

Irina gjithashtu bën që veshja prej leshi nga koka tek këmbët të duket tërheqëse, teksa merr një pozë të bukur me një dizanj gri, me të çara deri tek kofshët.

 

L’Agent by Agent Provocateur campaign Autumn Winter 2013 Campaign