Irina e Hamilton së bashku për Shën Valentin

Irina Shayk e Lewis Hamilton, të dy beqarë, ishin prezent në një ndejë të Naomi Campbell, me rastin e Shën Valentinit.

Sport

18/02/2015 11:36

Edhe pse ky që shkoi ishte Shën Valentini i tyre i parë si beqar pas një kohe të gjatë, Lewis Hamilton dhe Irina Shayk nuk qëndruan në shtëpi, por dolën për t’u argëtuar.

Modelja ruse, e cila së fundmi i dha fund lidhjes me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ishte prezente në një ndejë të organizuar nga Naomi Campbell.

E aty ishte edhe ngasësi i Formulës 1, kampioni i botës Lewis Hamilton, po ashtu beqar pas ndarjes nga këngëtarja  Nicole Scherzinger.

Mbrëmja nuk dihet se si përfundoi por lajmi me siguri se do ta bëjë Ronaldon që të ndihet xheloz.