Irina bën përshëndetje seksi për Krishtlindje

Pak ditë para Krishtlindjeve, modelja ruse Irina Shayk ka qenë protagoniste e një videoje mjaft provokuese, për revistën britanike ‘Love Magazine’, ku ua dërgon nga një përshëndetje të gjithë fansave të saj. E dashura e Cristiano Ronaldos shihet e mbuluar nga dritat e bredhit, ndërsa dukja e saj me të brendshme është mjaft seksi. Ajo…

ShowBiz

20/12/2013 19:05

Pak ditë para Krishtlindjeve, modelja ruse Irina Shayk ka qenë protagoniste e një videoje mjaft provokuese, për revistën britanike ‘Love Magazine’, ku ua dërgon nga një përshëndetje të gjithë fansave të saj.

E dashura e Cristiano Ronaldos shihet e mbuluar nga dritat e bredhit, ndërsa dukja e saj me të brendshme është mjaft seksi. Ajo luan me dritat dhe në kokë ka të vendosur një yll. Irina ua jep nga një puthje të gjithë fansave të saj. Siç dihet, Shayk është zgjedhur femra më seksi e botës nga revista Maxim.