Irani, partneri i regjimit të Assadit kërcënon Amerikën pas sulmeve në Siri

Shteti i Iranit që është partner me regjimin e Assadit në Siri ka reaguar pas bomardimeve.

Bota

14/04/2018 07:58

Në një deklaratë të ministrisë së Jashtme atje, thuhet se bombardimet në Siri do të kenë pasoja rajonale.

“SHBA-ja dhe aleatët e saj nuk kanë prova që janë përdorur armët kimike, për ta kryer këtë sulm ushatarak”, thuhet në deklaratë, shkruan Guardian.

“Ata do të jenë përgjegjës për këtë aksion adventurist”, thuhet tutje, transmeton lajmi.net

Irani bashkë me Rusinë janë aleatët kryesor të Assadit në Siri. /Lajmi.net/