Irani bllokon WhatsApp-in, e quan Zuckerbergun ‘Zionist’

Irani raportohet se ka bllokuar WhatsApp-in, aplikacion ky i mesazheve i cili u ble nga Facebook për 19 miliardë dollarë, për shkak se Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook dhe shefi ekzekutiv, është çifut.

Auto & Tek

06/05/2014 19:41

Arsyeja e bllokimit, sipas Abdolsamad Khorramabadi, sekretar i Komitetit për Krime të Përmbajtjeve në Web, është “blerja e WhatsApp nga Mark Zuckerberg, i cili është një amerikan zionist”, raporton gazeta Haaretz.

Por, bllokimi nuk është bërë nga qeveria iraniane. “Qeveria është komplet kundër bllokimit të WhatsApp”, tha Mahmoud Mehr, ministri i iranian i komunikimit, sipas Haaretz.

Presidenti iranian Hassan Rouhani ka premtuar se do të lehtësojë kufizimet e internetit në Iran, ku si Facebook ashtu edhe Twiter janë të bllokuara.

Mediat sociale kishin luajtur një rol të madh në vitin 2009 në protestat kundër ish-presidentit iranian Mahmud Ahmadinexhad.

Zuckerberg nuk pranoi që të jap ndonjë koment për këtë.