Iran: Të rinjtë organizuan ‘party’, dënohen me 30 goditje kamxhiku

Rreth 30 të rinj, djem dhe vajza, që po festonin në një vilë në veri të Iranit, u dënuan me 99 goditje kamxhik për secilin, një dënim që u aplikua menjëherë për të dhënë shembull, sipas një agjencie për media.

Bota

27/05/2016 19:02

“Më shumë se 30 vajza dhe djem që nuk njiheshin me njëri-tjetrin dhe ishin duke kërcyer nën pretekstin e një feste të dhënies së diplomës u arrestuan dhe dënuan”, deklaroi sot Esmail Sadeghi Niyaraki, prokurori i përgjithshëm i qytetit të Qazvin.

“Pas arrestimeve, u zhvillua një proces në urgjencë dhe dënoi secilin prej të rinjve me 99 goditje kamxhiku që u aplikuan po atë ditë nga anëtarë të forcave të policisë së zakoneve”, shtoi ai.