Iran: Reformatorët kryesojnë ndjeshëm legjislativet në Teheran

Kandidatët reformatorë ishin gjerësish në krye në Teheran në zgjedhjet legjislative iraniane, sipas rezultateve të pjesshme të publikuara sot në mbrëmje nga 44 për qind të fletëve të votimit.

Bota

27/02/2016 22:58

Një total prej 1,3 milionë nga 2,9 milionë votues votuan të premten në Teheran për koalicionin e reformatorëve dhe të të moderuarve që janë duke marrë 29 nga 30 deputetë të kryeqytetit.

Lista e reformatorëve dhe të moderuarve në Teheran drejtohet nga Mohammad Reza Aref,ish-kandidat reformator në presidencialet e vitit 2013, që u tërhoq në favor të kandidatit të moderuar Hassan Rohani, duke i mundësuar që të zgjidhet president që në raundin e parë.

Këto rezultate të qarta në kryeqytetin iranian bien në kontrast me rezultatet e publikuara në pjesën tjetër të rajoneve në Iran që nuk mundësojnë ende të përcaktohet një tendencë e pastër se kush kryeson mes konservatorëve dhe reformatorëve, aleatë të të moderuarve.