Iran: Arrestohen 2 gra, për shkak se kanë ngarë motoçikletën (Video)

Dy gra janë arrestuar për shkak se kanë shkelur “vlerat dhe normat revolucionare”, pasi që ishin filmuar duke e ngarë motoçikletën në Iran.

Fun

15/01/2017 11:44

Zyrtarët në qytetin iranian, Dezful, kanë thënë se në mungesë të prezencës së policisë në parkun nacional, ato e kanë shfrytëzuar rastin për të kryer “këtë akt të turpshëm” i cili është përkeqësuar nga publikimi i pamjeve në internet, transmeton Express.

Komandanti i policisë, kolonel Ali Elhami, ka thënë për agjencisë shtetërore të lajmeve “IRNA” se dy gratë kanë kryer “një krim kundër vlerave dhe normave revolucionare duke e ngarë motoçikletën”.

“Kjo ka manifestuar shkelje maksimale të vlerave dhe normave fetare nga dy femrat si dhe ka shkaktuar termët serioz dhe zemërim në mesin e zyrtarëve të qytetit,” ka thënë ai.