Iraku njofton se ka kryer sulme kundër ISIS-it në Siri

Iraku ka njoftuar se ka ndërmarr disa sulme ajrore që kanë qenë vdekjeprurëse për ushtarët e Shtetit Islamik në Siri.

Bota

19/04/2018 19:25

Njoftimi për këtë ka ardhur disa ditë pasi që kryeministri irakian, Haider al-Abadi, ka trhënë se mund të ndërmirren këto aksione ndaj ISIS që ka kërcënuar sigurinë e Irakut, shkruan AlJazeera, përcjell Klan Kosova.

Aeroplanët ushtarakë të Irakut, F-16, kanë kaluar mbi Siri këtë të enjte, në koordinim me ushtrinë siriane.

“Bazuar në urdhrat e komandantit të Forcave të Armatosura, Haider al-Abadi, forca jonë heroike ka kryer sulme vdekjeprurëse për luftëtarët e ISIS në Siri, afër kufirit me Irakun”, thuhet në njoftim.