Iraku miraton planin për rritjen e prodhimit të naftës

Kabineti irakian ka miratuar më 1 prill një plan për rritjen e prodhimit kombëtar të naftës së papërpunuar në 6.5 milionë fuçi për ditë deri më 2022.

Bota

02/04/2018 13:24

Ministri i naftës së këtij shteti, Jabar al-Luaibi, ka thënë në janar se kapaciteti aktual është rreth 5 milionë fuçi në ditë.

Çmimet e naftës së papërpunuar janë rritur rreh 50 përqind prej qershorit të vitit 2017 pas zvogëlimit të prodhimit.

Iraku është prodhuesi i dytë më i madh në OPEC pas Arabisë Saudite.

Bagdadi duke shqyrtuar oferta nga gjashtë kompani për një projekt 4 miliardë dollarë përmes së cilit parashihet të ndërtohet një sistem i ri për nxjerrjen e sasive më të mëdha të naftës së papërpunuar.