Irakiania u bë marinse amerikane

Irakiania Aseel Salman, e cila shërbeu si përkthyese e ushtrisë amerikane për 10 vite, një ditë para se të mbushte 30 vjet u gradua si marinse e Marinës Amerikane.

Bota

24/11/2013 13:02

Një grua irakiane 30 vjeçare e cila filloi që të punojë si përkthyese për ushtrinë Amerikane, në fillim të luftës, tashmë është pjestare e marinës amerikane.

Aseel Salman, e cila ishte e lindur në një familje me të gjitha pjesëtare femra në Bagdad përdori aftësinë e saj mbi njohurinë e gjuhëve të huaja për të punuar si përkthyese në ushtri në vitin 2003, pasi që një ushtar amerikan ishte qëlluar dhe ushtrisë i duhej një përkthyes në mënyrë që të mund të hetonin rastin,raporton Military.com.

Salam, e cila po trajnohet me Platton 4039, Kompaninë November, batalioni i katërt i i trajnimit për rekrutimit- u diplomua më 15 nëntor 2013.

“Unë iu bashkova Marinës që t’ia dëshmoj vetes dhe familjes sime se njerëzit e mi mund të bëjnë diçka të mirë dhe të mahnitshme”, tha Salman.

Gjatë gjashtë vjetëve të shërbimit të Salman si përkthyese për ushtrinë, ajo shoqëroi ushtarët në një numër të madh të bastisjeve dhe në misione të tjera.

“Ne njëherë shkuam në një bastisje, dhe unë hyra në një shtëpi që kishte tre gra”.

“I pyeta ato nëse e dinin se ku ishte njeriu që po e kërkonim, dhe të gjitha ato thanë se nuk e dinin. Pastaj, njëra nga gratë më përshpëriti në vesh duke më thënë se ajo e dinte se ku ishte njeriu i kërkuar, ku ai po e priste që ta takonte atë jashtë. Kur dolëm jashtë, ajo na paralajmëroi që të ishim të kujdesshëm, sepse ata ishin matanë rrugës të armatosur me AK-47. Më pas ne i kapëm ata”.

Në vitin 2008, ajo u shpërngul në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pikërisht në atë kohë ajo vendosi që t’i bashkohet Marinës. Salman aplikoi për një vizë speciale, nën programin që lejon imigrantët të cilët kanë ndihmuar SHBA’në jashtë vendit që të vijnë në SHBA.

“Unë përfundimisht u pranova më 6 qeshor 2013 dhe i mbusha 30 vjet më 7 qershor”, tha ajo. “Nuk kisha menduar mënyrë më të mirë që të kaloja ditën e fundit si 29 vjeçare”.