iPod Touch i ri i Apple më i mirë se çdoherë

Përditësimi i shumëpritur i linjës së iPod Touch të Apple tani ka ardhur. Përveç specifikave të reja, iPod Touch i ri gjithashtu vjen në ngjyra të reja, duke përfshirë të artën.

Auto & Tek

16/07/2015 11:13

iPod Touch i ri duket i ngjashëm me modelin e vjetër. Ka ekranin e njëjtë 4-inç dhe ka dimensionet e njëjta si modeli i vjetër.

Por, tani kjo pajisje ka ngjyra të reja dhe performancë më të mirë, transmeton Lajmi.net.

Ndryshimi më i madh në pajisje është çipi i ri A8 – që është i njëjtë që gjendet në iPhone 6 dhe 6 Plus. Apple thotë se iPod Touch tani është gjashtë herë më i shpejtë se versioni i kaluar dhe grafikat janë 10 herë më të shpejta.

Kamera në iPod Touch është përmirësuar gjithashtu. Kamera mbrapa tani ka 8MGP dhe ka një mbështetje për stabilizim të videos. Kamera përpara tani ka sensor më të mëdhenj për selfie më të mirë dhe thirrje më të mira në FaceTime. Kamera gjithashtu mbështetë videot HDR, transmeton Lajmi.net.

Çmimi i iPod Touch fillon me $200 për versionin 16GB, $249 për versionin 32GB dhe $300 për versionin 64GB.