Ipko sjellë Samsung Galaxy S6 me 100 euro më lirë (Video)

Të gjithë ata që janë të interesuar që të blejnë Samsung Galaxy S6 , mund ta blejnë në lokalet Ipkos pwr 100 euro më lirë se çmimi i tij në treg.

Lajme

06/05/2015 15:43

Kjo është bërë e ditur të mërkurën në një konferencë të organizuar nga Ipko dhe kompania Samsung.

Samsung Galaxy S6 mund të blihet në Ipko, përmes ofertës mujore “Postpaid L”.

Alban Kastrati zyrtarë për informim i kompanisë Ipko, tha se vetëm pas 1 muaj e gjysmë pas prezantimit global të Samsung Galaxy S6, ai po vejnë edhe në Kosovë, me çmim të volitshëm.

“Ipko po thuajse pas një muaj e gjysmë pas lansimit global që i është bërë Samsung Galaxy S6, në Barcelonë, po e sjellë atë në Kosovë”.

“Duke filluar prej orë 15 në dyqanet e Ipkos, do të fillojë shitja e Samsung Galaxy S6, i cili nuk do të jetë modeli i vetëm”.

“Ne Ipko nuk e bleni vetëm  telefonin pasi së bashku më të vinë minutat, sms ku në shumicën e paketave këto janë kombëtare dhe gjithashtu internetin mobil”.

“Oferta e Samsung Galaxy S6, në Ipiko, kombinon S6 me pakon tonë postpaide e cila quhet mujore L, dhe gjithë përdoruesit të cilët e nënshkruajnë një kontratë me  këtë pako e marrin Samsung6, me 100 euro më lirë se sa oferta tjetër që është në treg”, tha ai.

Pako L poashtu përfshinë edhe 1000 Minuta, 1000 SMS, 1000 MB internet, si dhe 1GB falas, çdo muaj.

Kastrati bëri të ditur se Samsung Galaxy S6 do të jenë me garanci dhe do të ofrohen shërbime me pajisje origjinale.

Samsung Galaxy S6 do të ofrojë mbushës të baterisë pa tela, me vetëm një pajisje të thjeshtë, mbi të cilën vendoset telefoni.

Me këtë pajisje nëse bateria e telefonit tuaj është e zbrazët, për derisa e pini një kafe, ai do mbushte për shfrytëzim deri në 4 orë.

Kurse përfaqësuesi i kompanisë Samsung, Julajn Kamberi tha se Samsung Galaxy S6, ky telefon është krijuar me një material shumë të qëndrueshëm.

11212093_10153244123070120_1415447446_o

YouTube player