iPhone 6 Plus, HTC One M9 dhe Samsung Galaxy S6 Edge krahasohen në një video

Kur iPhone 6 dhe 6 Plus u lansuan në shtator, disa përdorues raportuan për disa probleme serioze me lakimin e pajisjeve që ndodhte kur ata uleshin me celularët në xhep.

Auto & Tek

04/04/2015 18:14

HTC One M9 dhe gjithashtu edhe Samsung Galaxy S6 dhe S6 Edge janë duke goditur tregun e celularëve këtë muaj, kështu që shumë njerëz janë kureshtarë të dinë nëse edhe këto pajisje janë të lakueshme.

Pas raportimeve të shumta, u bë e njohur se iPhone 6 Plus lakohej më shumë pasi që ishte më i madh, transmeton Lajmi.net.

Kështu që, pajisjet e Android janë gjithashtu të mëdha dhe SquareTrade ka vendosur që t’i vendosë këta celularë në një test duke përdorur moton “A do të lakohet?”, për të parë çfarë ndodhë kur një celularë detyrohet që të lakohet.

Këto janë rezultatet: