iPhone Xs Max, smartfoni i ri nga Apple (Foto)

iPhone X(s) Max është smartfoni më i ri nga Apple.

Auto & Tek

12/09/2018 19:56

iPhone X(s) vjen si version i ri i iPhone X, i lansuar vitin e kaluar me disa përmirësime të vogla në pjesën e jashtme dhe të brendshme, transmeton lajmi.net

Apple, ka punuar shumë në sigurinë e iPhone X(s), pasi iPhone X ishte kritikuar për një dështim në “Face ID”, ndërsa në iPhone X(s) Max gjithçka është më e sigurtë.

iPhone Xs vjen me një ekran prej 6.5 inç OLED, rezolucion prej 2688×1242, A12 çip dhe 4 GB Ram.

iPhone Xs ka një kamerë 12 megapikselë të dualizuar dhe një hapësirë magazinuese prej 64/256/512 gigabajtë./Lajmi.net/