iPhone X, ia vlen për 999 dollarë? (Video)

Demonstrimi i “iPhone”-it të ri nuk shkoi ashtu siç pretendonin drejtuesit e “Apple”, njëri prej të cilëve u përball me një moment të sikletshëm. Përgjegjësi i “softëare”-t, Craig Federighi tentoi ta hapte telegonin përmes identifikimit të fytyrës, apo “Face ID”, por nuk ia doli dot.

Auto & Tek

14/09/2017 11:50

Pavarësisht kësaj, BBC thotë se “iPhone X” është mjaft interesant, me gjithë çmimin e kripur prej 999 dollarësh. Risia e madhe e telefonit më të shtrenjtë të këtij lloji është pikërisht identifikimi i fytyrës, përmes të cilit celulari zhbllokohet e mund të përdoret normalisht. Kjo zëvendëson sensorin e gjurmës së gishtit.

Ka gjithashtu “emoji” të animuara, më të shumëllojshme se më parë, dhe me një veti të re: i përgjigjen gjestikulacionit të fytyrës së përdoruesit. Nëse ti qesh, qesh edhe derrkuci në ekran, e nëse fryn faqet, ashtu përgjigjet edhe ai. Për më tepër, ato mund t’iu dërgohen edhe miqve, nëse dëshiron.

Ndaj, – thotë Dave Lee i BBC-së, – mendoj se “iPhone X” ka për të qenë tmerrësisht popullor. Ky, sipas tij mund të jetë fillimi i një ere të re të “iPhone”-ve. “999 dollarë janë goxha parà, por njerëzit do të flasin shumë për këtë telefon”.

Modeli i ri u prezantua 10 vite pasi ish-shefi ekzekutiv i kompanisë, Steve Jobs tregoi “iPhone”-in për herë të parë. Varianti i fundit është i pajisur me një ekran me rezolucion më të lartë, si dhe me teknologjinë e karikimit me valë. Përveç “iPhone X”, “Apple” paraqiti edhe dy modele të tjera, “iPhone 8” dhe “iPhone 8Plus”. Modeli i mëparshëm “iPhone 7Plus” u shit me një çmim bazë prej 769 dollarësh. /Lajmi.net/