iPhone-t e rinj sjellin teknologjinë e-SIM por vetëm nënte vende e ofrojnë këtë shërbim – Lajmi.net
iPhone-t e rinj sjellin teknologjinë e-SIM por vetëm nënte vende e ofrojnë këtë shërbim
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 15:32, 14 September 2018
Modelet e reja iPhone XS dhe XS Max vinë me dy karta SIM. Në Kinë ky konfigurim ofrohet përmes dy kartave fizike ndërsa jashtë Kinës njëra prej tyre është e-SIM.

Por vetëm nëntë vende të botës ofrojnë mbështetje për këtë teknologji dhe ato janë: Austria, Kanadaja, Kroacia, Republika Çeke, Gjermania, Hungaria, India, Spanja, Britania dhe SHBA-ja.

Kartat elektronike eliminojnë nevojën për një fole fizike për katat SIM. Përkundrazi ato janë karta SIM të integruara dhe mjafton që operatori të ofrojë mbështetje për teknologjinë.

Fillimisht kjo teknologji u soll tek Apple Watch Series 3 duke hedhur mundësinë që iPhone do të jetë destinacioni i radhës.

Ndërsa adoptimi global i e-SIM është i vogël, lançimi i pajisjeve me këtë teknologji mund ti detyrojë operatorët ta adoptojnë. /PCWorld Albanian

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO