iPhone kalon të gjithë celularët

Apple dhe celularët e tij iPhone i kanë mundur të gjithë celularët Android në festat e fundvitit të kaluar për herë të parë që nga viti 2012.

Auto & Tek

05/02/2015 15:56

Të dhënat e lansuara të mërkurën gjithashtu sugjerojnë se Apple pa një rritje të shitjeve në SHBA, Evropë dhe Kinë gjatë fundvitit të kaluar.

Në SHBA, iPhone apo iOS përbënin 47.7% të celularëve të shitur në SHBA, përderisa Android përbënte 47.6% të tyre, Windows Phone 3.8% dhe Blackberry 0.3%, transmeton Lajmi.net.

Kjo është edhe e hera e parë që nga viti 2012 që Apple e kaloi Android sa i përket shitjeve. Apple shiti rreth 74.4 milionë celularë vetëm pas lansimit të iPhone 6 dhe 6 Plus.