iPhone i palosshëm duhet të vijë në vitin 2020

Një analist nga Banka e Amerikës ka mësuar rreth planeve nga furnizuesit.

Auto & Tek

24/03/2018 23:31

Sipas analistit të Bankës së Amerikës, Wamsi Mohan , Apple aktualisht po punon për një lloj krejtësisht të ri të iPhone. Ndër të tjera, është planifikuar një smartphone foldable (i palosshëm) , i cili mund të përdoret njëkohësisht si një tabletë. Pritet që të arrijë në treg deri në vitin 2020, njoftoi Mohan në një letër për investitorët të premten.

Konkurrencë: Gjithashtu, Samsung dhe konkurrentët e tjerë duke punuar në pajisje të ngjashme. Veçanërisht për Samsung , për vite, thashetheme të përsëritura kanë qarkulluar nëpër media për një smartphone të tillë. Vetëm në fillim të shkurtit raporti tremujor tregonte për një smartfon të mundshëm të palosshëm . /Lajmi.net/