iPhone Air i mundshëm

Një video e re e cila tregon një koncept të mundshëm të “iPhone Air” është aq e mirë dhe duket sikur do të mund të bëhej realitet. Krijuar nga dizajneri Sam Beckett, duke përdorur asgjë më shumë se sa PhotoShop, Adobe Illustrator, After Effects dhe Final Cut Pro X, videoja jep një mënyrë se si…

Auto & Tek

12/03/2014 12:45

Një video e re e cila tregon një koncept të mundshëm të “iPhone Air” është aq e mirë dhe duket sikur do të mund të bëhej realitet.

Krijuar nga dizajneri Sam Beckett, duke përdorur asgjë më shumë se sa PhotoShop, Adobe Illustrator, After Effects dhe Final Cut Pro X, videoja jep një mënyrë se si iPhone 6 do të mund të dukej.

Më i hollë në pamje, me një plastikë ndryshe dhe një ekran më të madh, Beckett tregon konceptin e iPhone Air në pjesë të njëjtë si të iPhone 5s që erdhi në vitin e kaluar.

Por, duke e shikuar videon e Buckett, çfarë realisht ai po shfaqë në video është një pjesë të vogël të detajuar të tij. Nëse shikon më afër, do të vëresh se ai përfshiu sistemin iOS8.

Duke konsideruar se iPhone lansoi versionin iOS 7.1 të hënën, iOS 8 duket se ka një rrugë të gjatë drejt realizimit. Mirëpo, nuk do të befasoheshim nëse iPhone Air do të mund të ishte realitet.