iPhone 8 vjen në shtator

Ditë më parë u raportua se iPhone 8 do të prezantohet në nëntor të këtij viti, ose në vitin e ardhshëm.

Auto & Tek

23/05/2017 10:14

Megjithatë, Apple ka vendosur që pajisjen e saj më të re ta prezantojë në muajin shtator, ku dhe do të mbajë një konferencë për media.

Apple pritet që të prezantojë tri modele të Iphone. Njëri do të jetë iPhone 7S me ekran LCD 4.5 dhe 7 PLUS 5.5 inç, ndërsa pajisja kryesore në këtë konferencë do  të jetë iPhone 8.

Ky telefon do të jetë i përbërë nga çeliku dhe xhami, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detajet më të hollësishme./Lajmi.net/