iPhone 8 dhe 8 Plus, më të mirë se iPhone X – Lajmi.net
iPhone 8 dhe 8 Plus, më të mirë se iPhone X
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 22:45, 6 December 2017
Deri tash testet dhe përshtypjet e para kryesisht shkuan në favor të telefonit të ri iPhone X dhe duket se pajisja është pranuar më mirë nga përdoruesit se sa iPhone 8.

Por, Consumer Reports ka qëndrim tjetër dhe në raportin e vet iPhone X e ka renditur nën modelet iPhone 8.

Sipas testimit të tyre, iPhone X ka marrë rekomandimin e organizatës Consumer Reports, por është theksuar se përdoruesit që dëshirojnë të kursejnë para, është dashur të vendosin ndërmjet iPhone 8 ose 8 Plus.

Arsye, përveç çmimeve të ulëta, janë edhe puna e baterisë, si dhe qëndrueshmëria.

Consumer Reports në testin e vet ka gjetur se iPhone X arrin të qëndrojë 19,5 orë me një mbushje të baterisë, derisa iPhone 8 Plus qëndron 21 orë./Express/

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play Bow Master Japan
  • Play Bike Rivals
  • Play Urban Basketball