iPhone 6S: Internet më të shpejtë dhe bateri më të fuqishme

Përderisa imazhet e iPhone 6S vazhdojnë të shfaqen, së bashku me to po vijnë edhe shumë informacione rreth modelit të ri të Apple – dhe të gjitha informacionet duken pozitive.

Auto & Tek

03/07/2015 20:01

Sipas një raportimi të 9to5Mac, modeli i ri ‘S’ do të vijë këtë vjeshtë dhe do të ofrojë një internet më të shpejtë dhe një jetëgjatësi më të gjatë të baterisë.

Shpejtësia e internetit vjen falë gjeneratës së re të modemit të Qualcomm, i cili do të shtyjë shpejtësitë e LTE nga 150mbps në 300mbps, transmeton Lajmi.net.

Screen-Shot-2015-07-02-at-10.14.20

Falë këtyre përmirësimeve çdo gjë do të jetë më e shpejtë, dhe pasi që modemi raportohet se do të jetë më efikas në energji, ju do të shihni se bateria e celularit do të zgjasë më shumë.

Me këtë, do të jenë edhe disa pllaka amë të vogla në pajisje, të cilat lejojnë që të vendoset një bateri më e madhe, për t’i dhënë iPhone-it kështu një jetëgjatësi më të gjatë të baterisë, transmeton Lajmi.net.

Dizajni i këtij modeli është i ngjashëm me paraardhësin e tij.