iPhone 6S do të lansohet së shpejti dhe do të ketë një ekran 3D

Modeli i ardhshëm i Apple do të jetë iPhone 6S dhe ky model do të sigurohet që të na japë një eksperiencë 3D pa nevojën për të përdorur syze.

Auto & Tek

07/11/2014 14:47

Economic Daily News raporton se Apple është duke krijuar një pajisje që mundëson sistem 3D së bashku me një ekran 3D, transmeton Lajmi.net.

Gjigandi teknologjik me bazë të Apple – ‘The Cupertino’, raportohet se është gjithashtu duke shikuar mundësinë e bashkëpunimit me TPK për të bërë gjeneratën e ardhshme të iPhone.

9to5Mac shpjegon se një partneritet në mes të Apple dhe TPK është shumë i mundshëm për shkak që teknologjia aktuale e celularëve të tanishme të Apple nuk do të jetë e përshtatshme për ekranin 3D të gjeneratës së ardhshme të iPhone, transmeton Lajmi.net.

Për këtë shkak, Apple do të bashkëpunojë me TPK për të ndërtuar edhe një sistem harduerik brenda në pajisjen iPhone, për ta bërë të mundur eksperiencën 3D pa përdorur syzet.

iPhone 6S gjithashtu do të përmbajë një teknologji të lëngshme metalike. Një mbushës i ri i energjisë mund të lansohet gjithashtu me iPhone-in e ri.