iPhone 6S, Apple TV dhe iPad Pro lansohen më 9 shtator

Apple pritet të lansojë modele të iPhone 6S, një pajisje TV dhe një iPad Pro më 9 shtator.

Auto & Tek

09/08/2015 10:30

Duke cituar burime të afërta me kompaninë, 9to5Mac konfirmon se në ngjarjen e ardhshme të Apple, që do të mbahet më 9 shtator, kompania do të prezantojë gjeneratën e re të iPhone.

Duke përcjellë këto raporte, Apple planifikon që të lansojë dy iPhone, të quajtur iPhone 6S dhe 6S Plus, respektivisht.

Përveç këtyre dy modeleve, Apple pritet të lansojë edhe iPhone 6C dhe një iPad 12.9 inç të quajtur ‘iPad Pro’, transmeton Lajmi.net.

Apple do të prezantojë edhe Apple TV, që do të sjellë ndryshime në pajisje si App Store dhe kontrollin me zë me Siri-në. (Lajmi.net)