iPhone 6 më i shitur se Note 4

Porositjet për telefonat inteligjentë të Apple-it, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, në Korenë e Jugut filluan të premten e kaluar. Tre dyqanet më të mëdha në këtë shtet filluan të pranojnë porositjet për këta telefona më 24 tetor.

Auto & Tek

28/10/2014 09:25

Që nga atëherë, numri i porositjeve për këta telefona ka qenë shumë i lartë, shumë më tepër seç kemi parë në shtetet e tjera të botës.

Carrier KT Corp. raporton se duke kombinuar porositjet për të dyja modelet u porositën 10 mijë njësi për vetëm 1 minutë, ndërsa për 30 minuta u porositën më shumë se 50 mijë njësi. Një tjetër dyqan theksoi se ishin porositur 20 mijë njësi në 20 minutat e para.

Ndërsa operatori më i madh në vend për rrjetin e pajisjeve mobile, SK Telecom, nuk zbuloi shifrat ekzakte, por vetëm tha që ka pasur një numër rekord porositjesh për këta telefona.

Analistët vlerësojnë se janë porositur rreth 100 mijë njësi deri tani, që do të thotë se kanë tejkaluar bindshëm porositjet e njësive të Galaxy Note 4, meqë u porositën vetëm 30 mijë njësi brenda tri ditëve. 

Selia e Samsung-ut gjendet në Korenë e Jugut, prandaj pritej që pajisjet e kësaj kompanie të shiten më shumë sesa modelet e tjera, por sipas këtyre raportimeve, shohim që ka ndodhur e kundërta.

Në fundjavë është thënë se Samsung ka shitur 4.5 milionë njësi të Galaxy Note që 4 në muajin e parë të daljes në treg, ndërsa Apple njoftoi se ka arritur të shesë 10 milionë njësi të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus që në fundjavën e parë të daljes në treg.

/krokodili.al