iPhone 6 do të përmbajë karakteristikën për hapje automatike të celularit

Kur Apple të prezantojë iPhone 6 këtë vit, përdoruesit e iPhone të cilët janë të lodhur duke i shënuar fjalëkalimet e tyre dhe kodet kaluese për të hapur celularin, tani mund të gëzohen.

Auto & Tek

07/07/2014 23:22

Apple ka krijuar një patentë të re me Zyrën e Patentave Amerikane (USPTO), duke sugjeruar se metodat e hapjes së celularit me fjalëkalime dhe kode së shpejti mund të mbesin në të kaluarën, pasi që iPhone 6 do të përmbajë karakteristikën e hapjes automatike të iPhone.

Patenta do t’i ndihmojë iPhone-it për të identifikuar a është i lidhur në një rrjet të njohur apo të panjohur dhe të krijojë barriera të sigurisë vetëm për rrjetet të cilat ai i njeh.

Kjo do të thotë se nëse një përdorues i iPhone është në shtëpinë e tij apo të saj, në punë apo diku tjetër, dhe iPhone e njeh rrejtin ekzistues, atëherë nuk do të jetë e nevojshme që të shtypen fjalëkalimet dhe kodet herë pas here për të hapur celularin.

Puna e thjeshtë e kësaj patente do të quhet “Nivelet e Sigurisë bazuar në Lokacionin e Detektuar”.

Apple do të përdorë GPS dhe Wi-Fi për të determinuar lokacionin e ri individual për lokacionet në të cilat informacionet e rrjetit nuk kanë qenë në celularë, dhe të vendosë një siguri të lartë edhe për eksperiencën në shfletimin e webfaqeve.