iPhone 6 do të përdoret si një ‘portofol mobil’

Gjigandi teknologjik Apple do ta prezantojë celularin e ri iPhone 6 në dy madhësi në ngjarjen zyrtare të tij në Kaliforni më 9 shtator.

Auto & Tek

07/09/2014 21:08

Një raport nga Bloomberg thotë se kompania ka planfikuar që ta lejojë celularin e saj të ardhshlm që të shëndrrohet në një ‘portofol mobil’.

Me iPhone-ët e tyre, përdoruesit do të lejoheshin që të bëjnë pagesa në mënyrë të sigurt me vetëm një prekje me gishtrinjët e tyre, transmeton Lajmi.net.

Për këtë projekt të madh, Apple ka bërë marrëveshje me industritë e pagesave si American Express, Visa dhe MasterCard.

Sipas këtij raporti, iPhone-i i ardhshëm mund ta ndryshojë fytyrën e kartave të kreditit duke e shëndrruar mënyrën e pagesave në një çip dhe në një prekje gishti, ku Apple tashmë e ka futur sistemin për njohjen e shenjave të gishtrinjëve në iPhone, transmeton Lajmi.net.

Më 9 shtator, kompania pritet ta lansojë iPhone 6 në dy madhësi – 4.7 inç dhe 5.5 inç.