iPhone 6 do të lirohet pas 9 shtatorit

Apple nuk do të prodhojë më modele C të iPhone, pasi të lansojë iPhone 6S dhe 6S Plus – dhe asnjë model nuk do ta zëvendësojë atë, të paktën jo menjëherë.

Auto & Tek

29/08/2015 09:47

Çdo iPhone tjetër do të lirohet dukshëm pas ngjarjes që Apple do ta mbajë më 9 shtator, ku do t’i lansojë modelet e reja.

Por, më e rëndësishme është që Apple nuk do të lansojë version C të iPhone dhe nuk do të shesë iPhone 5C, duke e lënë në shitje vetëm modelin 5S, transmeton Lajmi.net.

Ky model mund të zëvendësohet më vonë me një iPhone 6C, por jo menjëherë. Modeli 6C 4-inç mund të debutojë gjithashtu në këtë vit, por jo së bashku me 6S dhe 6S Plus që priten të lansohen në ngjarjen e së mërkurës.

Lajm i mirë është padyshim lirimi i iPhone 6 dhe 6 Plus, të cilët do të lirohen menjëherë pas lansimit të 6S dhe 6S Plus, duke i lënë ata si modele më të shtrenjta. (Lajmi.net)