iPhone 6 arrin shitje rekorde

iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus janë duke pasur sukses në shitje më shumë se iPhone 5S dhe iPhone 5C, në termat e vlerës së rishitjes.

Auto & Tek

24/06/2015 20:25

Të lansuar shtatorin e kaluar në SHBA, në tetorin e kaluar në Kinë dhe në vende të tjera, iPhone 6 dhe 6 Plus janë radhitur lartë në shitjet e përgjithshme të Apple.

Gjatë tremujorit të fundit të vitit 2014 që përfundoi në dhjetor, Apple arriti një shitje rekorde prej 74.5 milionë iPhone, apo 46% më shumë pajisje sesa rekordi prej 51 milionë që ishte arritur në tremujorin e parë të vitit, transmeton Lajmi.net.

Me klientë gjithnjë e më shumë në rritje, iPhone-ët e rinj përfaqësojnë suksesin e Apple, duke ndihmuar që kompania të fitojë sa më shumë klientë dhe të rifitojë pjesën e humbur në treg.

Nëntë muaj pas lansimit të iPhone 6 dhe 6 Plus, modelet e përdorura u shitën në eBay për 72% të çmimit të modeleve të reja. Në të kundërtën, modelet e përdorura iPhone 5S dhe 5C u shitën me 60% të çmimit të plotë, respektivisht, transmeton Lajmi.net.

Për tremujorin aktual, Munster vlerëson se u shitën 46 milionë iPhone, nga 35.2 milionë në tremujorin e njëjtë që ishin shitur vitin e kaluar. Dhe për tremujorin e ardhshëm, analistët parashikojnë se shitjet e iPhone të shkojnë 43.5 milionë.