Ipeshkëvi Dodë Gjergji uron Ternavën për Fiter Bajram

Përfaqësues të sferave të ndryshme në Kosovë po e vizitojnë Bashkësinë Islame të Kosovës për nder të Fitër Bajramit.

Lajme

25/06/2017 09:55

Dodë Gjergji – Ipeshkëv i Kosovës ne vizitën që i ka bërë të parit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Ternava ka thënë se është aty për të përgëzuar të gjithë mysliman e Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Jam këtu për të uruar Bashkësinë Islame të Kosovës, dhe popullin e Kosovës, për të uruar për sakrificën që kanë bërë gjatë këtij muaji. Paçi bekim dhe mirëqenie ndaj njeri tjetrit. Zoti e bekoftë gjithë kombin”, ka thënë më këtë rast Gjergji. /Lajmi.net/