iPanic! Apple prezanton patentën e veçorisë së re

Në të ardhmen, kur të keni nevojë për ndihmë do të ju duhet që vetëm ta prekni iPhone-in në një mënyrë të caktuar.

Auto & Tek

06/11/2015 18:29

Apple ka krijuar një patentë për një teknologji e cila do të lejonte që celulari të futej në një gjendje ‘paniku’ kur do të hapej përmes një gishti specifik.

Kjo do të përdorej në situata emergjente, si vjedhje dhe aksidente, transmeton lajmi.net.

Dhe nëse celulari humbë, kjo veçori do të ndalonte vjedhësin që të ketë qasje në informata personale të pronarit.

Sipas patentës, sistemi do të futej në Touch ID – skanerin biometrik të Apple – i cili lejon hapjen e celularit duke prekur me gisht në butonin kryesor.

Patenta shpjegon se iPhone do të identifikonte një gisht specifik si gisht të panikut, i cili në mënyrë të heshtur do të lajmëronte iPhone-in për gjendjen e tyre nëse do të përdorej për ta zhbllokuar celularin në gjendje emergjente.

Në një skenar vjedhjeje, gjendja e panikut jo vetëm që do të fshihte të gjitha të dhënat private të pronarit të celularit, por do të mund të kapte në mënyrë sekrete foto dhe video të vjedhësit. (lajmi.net)

2E2E160200000578-3307076-The_system_would_rely_on_Touch_ID_Apple_s_fingerprint_scanner_th-a-26_1446823684818