iPadat e vjedhur në Suedi gjenden në Kosovë

Në janar të këtij viti në shkollën ‘Derome’të qytetit Varberg të Suedisë, janë vjedhur kompjuterë dhe iPad.

Auto & Tek

20/03/2017 23:17

Mirëpo këto pajisje janë gjetur në Prishtinë në një mbobileshop me ndihmën e aplikacionit ‘Find my iPhone’, transmeton lajmi.net.

Gazeta suedeze ‘Expressen.se’, shkruan se policia e këtij shteti kishe kontaktuar me Ambasadën e Suedisë në Prishtinë dhe pas kontaktit me Policinë e Kosovës, tabletat janë gjetur në Prishtinë.

“Ne kemi bashkëpunim të mirë dhe ata kanë qenë të gatshëm për të na mbështetur. Jemi shumë të kënaqur se që pajisjet e vjedhura janë gjetur dhe do të na kthehen”, ka thënë Caroline Sando menaxher i IT-së në këtë shkollë.

Lidhur me rastin një person është arrestuar në Kosovë./Lajmi.net/