iPad Pro, njihuni me karakteristikat

Ndërkohë që iPad Pro 9.7-inch i ardhshëm do të ngjaj shumë me versionin 12.9 inç në aspektin e funksionalitetit, ka gjasa të shohim vetëm një ndryshim të rëndësishëm.

Auto & Tek

03/03/2016 00:10

Karakteristikat e brendshme të modelit më të vogël do të përfshijnë një kamer të pasme 12 megapixel të krahasueshme me sensorin në iPhone 6s. Modeli 12.9 inç që u lançua nëntorin e kaluar ka një kamer të pasme tetë megapixel.

Duke pasur parasysh se ekrani i vogël i jep një formë më të lëvizshme, do të kishte kuptim për Apple për të promovuar një përmirësim të kamerës në tabletin e tij 9.7-inch. Paraardhësi i 9.7-inch iPad Pro, iPad Air 2, përfshin një kamer mbrapa tetë megapixel.

Ashtu si të gjitha modelet e fundit të iPad edhe versioni i ri do të përfshijë një kamer FaceTime HD në pjesën e përparme mbi ekran. Ashtu si 6S, 9.7-inch iPad Pro do të regjistroj video 4K.

Përveç një kamere të përmirësuar, iPad i ri 9.7-inch është një variant shumë më i vogël se 12.9-inch iPad Pro: pajisja përfshin procesor A9X, ekran me teknologji që mbështet Apple Pencil, katër altoparlantë, dhe një Smart Connector. Apple gjithashtu është duke përgatitur një cover-tastierë të zgjuar./lajmi.net