iPad Pro dhe iPad mini 4 do të lansohen më 9 shtator

Apple pritet t’i lansojë dy modele të reja të iPhone dhe gjeneratën e re të Apple TV në ngjarjen që do ta mbajë më 9 shtator. Por, në këtë ngjarje do të shohim edhe modele të reja të iPad, gjithashtu.

Auto & Tek

03/09/2015 11:47

Sipas raporteve të fundit, Apple do të lansojë iPad Pro së bashku me iPad mini 4 në ngjarjen e nëntë shtatorit.

iPad Pro, tableti 12 inç që është përfolur që nga viti 2014, do të vijë me teknologjinë më të re Force Touch, një kapacitet harduerik të ngjashëm me Apple Watch dhe shumë sensorë të rinj.

Është pritur që iPad Pro të ofrojë veçori të reja, të tilla si puna e shumëfishtë, siç është mbështetja për një ekran të ndarë, por Apple tashmë e ka prezantuar këtë veçori në iOS 9, transmeton Lajmi.net.

iPad mini 4 thuhet të jetë më i hollë se iPad mini 3, dhe i pajisur me çip më të shpejtë të serisë A. iPad-i i ri pritet gjithashtu të përmbaj një palë senzorë më të mirë të kamerës. Edhe ky pritet të mbështesë punën në ekran të ndarë, një veçori që funksionon vetëm në iPad Air 2.