iPad-i i ri nga Apple do të jetë më i vogël se iPad Air

Apple po përgatitet të debutojë një iPad të ri më të vogël, por ai nuk do të jetë një tjetër iPad Air, sipas një raporti të ri. Në vend të kësaj, kompania do të lançojë një iPad më të vogël Pro gjatë eventit të tij të ardhshëm në mars, raporton 9to5Mac.

Auto & Tek

27/02/2016 01:10

iPad i ri Pro “do të ketë karakteristika gati identike dhe specifikat si modeli më i madh,” thotë raporti, duke përfshirë edhe të njëjtin çip A9X në versionin aktual të iPad Pro. Opsioni i lapsit Pencil të Apple është “i mundshëm” dhe kompania thuhet gjithashtu se është duke punuar në një version më të vogël të tastierës së saj Smart Keyboard për t’u përshtatur me pajisjen e re.

Një burim i afërt me Apple gjithashtu tregon se iPad i ardhshëm do të jetë në dispozicion në ngjyrë të artë në rozë. Apple pritet të lançojë tabletin e saj të ri në një event të muajit të ardhshëm, për të cilin raportohet se do të mbahet në 15 Mars. iPad i ri do të dalë në shitje në rreth datës 18 mars./TechSot.Al/