iOS dhe Android shumë afër ‘dominimit total’ të tregut

Kur është fjala për tregun e celularëve, Microsoft dhe BlackBerry janë duke pasur rënie më tepër se çdo herë më parë.

Auto & Tek

26/02/2015 17:53

Sistemet operative Android dhe iOS janë tani gati që të shënojnë një arritje të re në tregun e celularëve – arritje kjo e cila do t’u sigurojë atyre një dominim total të tregut të celularëve.

Së bashku, Android dhe iOS bëjnë pjesë në 96% e të gjithë sistemeve operative të celularëve në botë, të cilët ishin shitur gjatë vitit 2014, sipas një hulumtimi nga IDC, transmeton Lajmi.net.

Në mënyrë globale, Android është ende në krye të listës së tregut botëror të celularëve me 81.5%, përcjellë nga iOS me 14.8%. Windows Phone dhe BlackBerry arrijnë vetëm 3% në tregun e celularëve.

Përderisa dominimi i këtyre sistemeve operative është jo befasues, hulumtuesit thanë se presin që Windows Phone i Microsoft dhe Tizen i Samsung mund të kenë ngritje vitin e ardhshëm, duke vënë në dukje se si për qëllim kanë tregjet si India dhe Brazili.