iOS 9 do të sjellë thirrjet me Wi-Fi në iPhone

Sipas një raporti të ri në 9to5Mac, sistemi i ri operativ i Apple – iOS 9 – do të përmbajë një veçori të re, që do të ‘vrasë’ Viber-in.

Auto & Tek

08/08/2015 14:27

Raporti ka zbuluar se versioni i ri iOS 9 – që pritet të lansohet në shtator të këtij viti – do të prezantojë veçorinë e re “Wi-Fi Calling”, duke iu dhënë përdoruesve mundësinë e thirrjes përmes Wi-Fi në vend të sinjaleve telefonike.

Sa për këtë raport, versoni më i fundit beta i iOS 9 ka treguar opsionin e ri “Wi-Fi Calling” në aplikacionin Settings të celularit, transmeton Lajmi.net.

9802-1739-140707-Wi-Fi_Calling-l

Sidoqoftë, ata që e kanë provuar këtë veçori në versionin beta të iOS 9 kanë marrë një mesazh ku thoshte: “Oops! Wi-Fi Calling nuk është ende në dispozicion në vendin tuaj, kontrolloni më vonë.”