iOS 9 do të ngadalësojë shpejtësinë e iPhone për 40%

Për të rritur jetëgjatësinë e baterisë së iPhone, Apple është duke menduar që të ‘shkurtojë’ shpejtësinë e pajisjeve.

Auto & Tek

26/06/2015 22:40

Para disa ditëve ne mësuam se iOS 9 do t’u japë celularëve iPhone një orë shtesë të jetëgjatësisë së baterisë, dhe se një ‘mod’ që shpenzon më pak energji të baterisë do të ju jap edhe tre orë të tjera shtesë.

Por, në mënyrë që kjo të ndodh, iPhone-i juaj do të ketë një performancë më të dobët, thuhet sipas një testi të bërë nga MacRumors, transmeton Lajmi.net.

Blogu i fokusuar mbi kompaninë Apple – Geekbench 3, tha se testimet e kryera në procesorin e pajisjeve iPhone 6 Plus dhe iPhone 5S zbuluan se performanca e procesorit ra në 40%, me modin e lartëcekur të energjisë të aktivizuar.

Apple nuk është e vetmja që po mendon në shkurtimin e performancës për të zgjatur jetëgjatësinë e baterisë së pajisjeve, këtë është duke e menduar edhe Samsung me Android 5.0 Lollipop.