iOS 8.3 sjellë thirrjet përmes Wireless-it

Përditësimet e vazhdueshme të iOS 8 kanë qenë kryesisht përditësime që rregullonin problemet dhe që shtonin mbështetje për orën e Apple. Përditësimi i djeshëm iOS 8.3 i bëri që të dyja këto, por gjithashtu shtoi një tipar të madh për përdoruesit: thirrjet përmes Wireless-it.

Auto & Tek

09/04/2015 15:15

Apple shtoi mbështetjen për thirrejt me Wi-Fi në iPhone me prezantimin e iOS 8, por deri më tani vetëm një operator e ka mbështetur këtë dhe ai ishte T-Mobile.

Që të dyja, Sprint në SHBA dhe EE në Britani kanë konfirmuar se do të mbështesin këtë veçori, që rrjetet e tyre të funksionojnë në të, transmeton Lajmi.net.

Shumë operatorë pritet që ta mbështesin këtë veçori të Apple, për shkak që thirrjet me Wi-Fi janë shumë më të thjeshta në ekzekutim.

Pas përditësimit në iOS 8.3, një profil i ri i settings shkarkohet dhe shfaqet, duke i lejuar përdoruesit që ta aktivizojnë veçorinë e thirrjeve me Wi-Fi – normalisht, nëse këtë e mbështetë operatori të cilin e përdorin.

Përditësimi iOS 8.3 solli gjithashtu një set të ri të emotikonave dhe shtoi gjuhë në Siri, duke i lejuar përdoruesit që të përdorin asistentin personal në më shumë vende, transmeton Lajmi.net.

Nëse nuk e keni shkarkuar ende përditësimin, ju mund ta bëni atë në mënyrë manuale duke shkuar në seksionin “Software Update” të zonës “General” në Settings tek celulari juaj iPhone.