iOS 8.3 shkakton probleme me Touch ID

Nëse ende jeni duke pritur për ta instaluar përditësimin e mbushur me emotikona - iOS 8.3, ndoshta duhet të mendoni dy herë para se ta shkarkoni atë nëse e përdorni veçorinë Touch ID të Apple.

Auto & Tek

10/04/2015 18:47

Përditësimi më i fundit i iOS, i cili u lëshua të mërkurën, ka bërë që Touch ID të ndalojë së funksionuari në App Store për disa përdorues.

Shumë përdorues kanë raportuar se Touch ID në App Store ka ndaluar së funksionuari, pas përditësimit me iOS 8.3, transmeton Lajmi.net.

Në testimet e bëra, Touch ID ishte zhdukur komplet nga menytë e blerjeve të App Store, edhe pse ishte aktive në Settings.

Ky problem është ende i paqartë. iPhone 5S ishte i parë që kishte Touch ID, kështu që ata me iPhone më të vjetër sigurisht se nuk kanë problem me përditësimin.

Për ata të cilët kërkojnë zgjedhje, provoni ristartoni celularin dhe më pas shikoni nëse Touch ID funksionon. Nëse jo, atëherë ky problem nuk mund të zgjidhet derisa zgjidhja të vijë nga Apple.