iOS 7 i mrekullueshëm

iOS 7 nga Apple është këtu dhe atë me një tërësi të karakteristikave të reja. Cilat janë 10 gjërat më interesante të IOS7?

Auto & Tek

20/09/2013 10:19

Shkarkimi i IOS7 është pa pagesë për të gjitha modelet kompatibile të Apple si: iPhone 5, 4S, 4,  iPad 2, 3, 4 dhe iPad mini. Iphone-t e rinj 5S dhe 5C do të vijnë me IOS 7 të instaluar të cilët do të jenë në shitje që nga dita e premtë, 20 shtator.

Cilat janë 10 gjerat me interesante në IOS7?

Qendra e kontrollit

Me iOS 7, përdoruesit me një prekje të ekranit mund të sjellin menynë e Qendrës se kontrollit me të cilin përdoruesit mund të rregullojnë ndriçimin e ekranit, të aktivizojnë airplane mode, madje edhe të ndezin blicin të cilin mund ta shfrytëzojnë si bateri dore.

Përditësimi automatik i aplikacioneve

Përdoruesit nuk duhet të shqetësohen për përditësimin e aplikacioneve në IOS7. Këtë e kryen softueri në mënyre automatike. Këtë tipar e ka kërkuar Senatori John McCain.

Airdrop

Një tipar në iOS 7 i cili është llogaritur që do të jete një aplikacion shumë i famshëm është Airdrop. Përmes këtij aplikacioni, shfrytëzuesit mund të dërgojnë foto tek njeri-tjetri përmes rrjetit pa tela WiFi ose Bluetooth. Transferimi i fotove mes pajisjeve është i enkriptuar dhe nuk keni nevojë të shqetësoheni se dikush mund ta deshifrojë këtë lidhje.

Foto filtrat

Adhuruesit e fotove nga tani mund të shfrytëzojnë filtrat për fotot që bëhen, në programin e kamerës në IOS7. Nuk keni nevojë të shfrytëzoni instagram për t’i rregulluar fotot. Nga tash, i keni efektet në aplikacion të kamerës. Në këtë aplikacion janë nëntë filtra të cilët shfrytëzuesi i ka në dispozicion gjatë dhe pas fotografimit.

Foto dinamike

Në IOS7 ju mund të selektoni disa foto (wallpapers) të cilat do të lëvizin në ekranin tuaj në prapavije. Wallpapers në IOS7 kanë fluska të cilat lëvizin përreth ekranit sipas lëvizjes së pajisjes.

Kërkimi i mençur në Safari

Në menynë e Safarit nga tash, përveç kërkimeve në internet, mund të kërkoni edhe gjërat në pajisjen tuaj po nga e njëjta fushë në Safari. Ky është një ndryshim i vogël, por kjo i bën gjerat shumë më të thjeshta.

iTunes Radio

Apple është duke përforcuar programin e muzikës në iOS 7 me shtimin e iTunes Radio, e cila u lejon përdoruesve të dëgjojnë muzikë pa pagesë me reklama në mes. Kjo është e ngjashme me shërbimet të cilat i ofron Radio Pandora në Amerikë.

Kthimi mbrapa tek faqja e kaluar

Në IOS7 kthimi mbrapa është shumë me i thjeshte sepse vetëm me një rrëshqitje të gishtit në ekranin tuaj në programet si Safari, Mesazhet, Emailat dhe FaceTime, të dërgojnë prapa në faqet qe ishit me herët.

Audio FaceTime

Nëse nuk dëshironi t’i humbni minutat të cilat i keni në llogari të telefonit, atëherë mund të shfrytëzoni aplikacionin FaceTime Audio për të biseduar pa para me shfrytëzues tjerë të cilët kanë pajisje me IOS.

Siri

Shumë përdorues të iPhone’ve janë të dashuruar në Siri. Në iOS 7 Siri është përmirësuar dukshëm. Përveç që e shfrytëzoni si asistente, ai/ajo njëkohësisht për t’ju lehtësuar komunikimin me të tjerët në mënyrë automatike tërheq informacionet nga Twitter dhe Wikipedia. Njëra ndër përditësimet e Sirit është se nga tash mund të zgjedhni cilin zë dëshironi ta dëgjoni, atë të femrës apo të mashkullit.

Këto janë vetëm një pjese e vogël e përditësimeve që janë bërë në IOS7, por që janë shumë domethënëse në shfrytëzimin e përditshëm të pajisjeve me IOS.  Mbetet të shohim se sa mund t’i shfrytëzojmë të gjitha këto me rrjetin që neve na ofrohet në vendin tonë.