iOS 11.1 do të sjellë disa emoji të rinj në iPhone

Apple ka njoftuar se do të shtojë disa emoji të rinj në iOS.

Auto & Tek

08/10/2017 20:28

 

 

Të gjitha këto emoji do të jenë të disponueshme në iOS 11.1 për iPhone e iPad.

Këto emoji janë pjesë e Unicode 10, që është lëshuar për herë të parë në qershor të vitit 2017.

Apple pret gjithmonë disa muaj përpara se t’i integrojë ato në iPhone dhe iPad, pasi disa dizajner të kompanisë i modifikojnë ato një nga një për t’i përshtatur me grafikën e Apple.

Ende nuk dihet se kur mund të lëshohet iOS 11.1. /IA