Inzaghi nuk është gati

Trajneri i ekipit të rinjve të Milanit, Filippo Inzaghi ka insistuar se nuk është gati të bëhet pasardhës i Massimiliano Allegrit. Nisma e dobët e sezonit nga Rossonerët ka shtuar dyshimet për të ardhmen e Allegrit, ndërsa Inzaghi është përmendur si pasardhës i mundshëm për 46-vjeçarin. Por, Inzaghi është i vendosur se tani nuk është…

Sport

16/10/2013 20:30

Trajneri i ekipit të rinjve të Milanit, Filippo Inzaghi ka insistuar se nuk është gati të bëhet pasardhës i Massimiliano Allegrit.

Nisma e dobët e sezonit nga Rossonerët ka shtuar dyshimet për të ardhmen e Allegrit, ndërsa Inzaghi është përmendur si pasardhës i mundshëm për 46-vjeçarin.

Por, Inzaghi është i vendosur se tani nuk është momenti i duhur që ai të marrë përgjegjësinë e drejtimit të gjigantit nga San Siro.

“Sipas Ancelottit unë jam gati? Njerëzit duhet të kenë durim”, deklaroi Inzaghi për Sky Sport Italia, i pyetur se çka mendon për deklaratën e ish trajnerit të Milanit, Carlo Ancelotti që e kishte përkrahur për trajner të Rossonerëve.

“Tani mundohem të mësoj sa më mirë këtë detyrë, është me rëndësi të jem gati në momentin e duhur”, u shpreh ish sulmuesi i famshëm i Milanit.