Inzaghi ndëshkon Torresin

Sulmuesi Fernando Torres rrezikon të humb statusin e titullarit në Milan, pas paraqitjeve të dobëta në tri ndeshjet e fundit në Serie A.

Sport

21/10/2014 11:35

Cesena, Chievo dhe Verona, tri paraqitje të dobëta nga Fernando Torres.

Sulmuesi spanjoll i Milanit nuk ka arritur të shkëlqejë në tri ballafaqimet e fundit në Serie A dhe rrezikon të përfundojë në bankinë.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Tuttosport”, trajneri Filippo Inzaghi dëshiron të provojë Jeremy Menezin në rolin e qendërsulmuesit të ‘rremë’ së bashku me Keisuke Hondan dhe Stephan El Shaarawyn në përkrahje.

Dhe, kjo nënkupton se përforcimi i ardhur nga Chelsea, gjatë afatit kalimtar të verës, nuk do të ketë më vend në formacionin bazë.